Godet për vdekje 10 vjeçaren duke u kthyer nga shkolla, pastaj ikën nga vendi i ngjarjes
Një vajzë 10 vjeçare ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë, vozitësi i së cilës ishte larguar nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 06:40 pasdite në Nju Kastëll të Anglisë, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Vozitësi i veturës Renault Kango kishte braktisur veturën dhe ishte larguar, mirëpo policia kishte arrestuar dy burra 23 vjeç dhe dy gra 31, respektivisht 28 vjeçare.

Policia kishte njoftuar se vajza 10 vjeçe ishte dërguar me shpejtësi në spital, mirëpo ajo nuk kishte arritur ti mbijetoj plagëve të rënda që kishte pësuar.
Jo shumë kohë nga ngjarja e tmerrshme, policia kishte arritur të arrestojë shkaktarët e aksidentit që çuan në vdekjen e 10 vjeçares dhe në ditët në vijim pritet vendimi i institucioneve të drejtësisë./Indeksonline/