75 Mall Live Search
08:54 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Rritet numri i viktimave, 20 të vdekur dhe 100 të plagosur nga tërmeti në Indonezi

20 persona kanë vdekur si pasojë e një tërmeti që ndodhi në provincën Maluku të Indonezisë.

Tërmeti  i cili kishte magnitudë prej 6.8 ballësh të shkalllës Rihter,  goditi Indonezinë dje rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Agus Wibowo, zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Katastrofave, atje ka thënë se rreth 100 persona janë plagosur dhe 2000 të tjerë janë evakuuar.

Pos kësaj sipas AFP-së, ka pasur edhe dëme të mëdha materiale, ku janë shkatërruar shumë ndërtesa.