Neymari ende nuk është paraqitur në gjykatë
Neymari dje kishte arritur në Barcelonë për t’u përballur në gjyq kundër ish-skuadrës së tij.
Ai kishte paditur Barcelonën se nuk e ka paguar krejt shumën për rinovimin e kontratës, dhe po pretendon se ka marrë vetëm 14 milionë nga 40 që ai ra dakord me klubin.
Gazeta Marca ka raporuar se deri më tani kanë arritur vetëm avokatët e Barcelonës, siç mund të shihet në imazhin e mëposhtëm. Deri më tani Neymar nuk është parë, megjithëse mund të kishin hyrë në një derë tjetër, diçka që nuk konfirmohet, transmeton Indeksonline.

E ndërsa Neymar shfaqet ose jo në gjyq, ai vazhdon me jetën e tij publike në Instagram. Braziliani e kaloi natën me miqtë e tij, përfshirë mesfushorin e Barcelonës, Arthur./Indeksonline/
