Miratohet buxheti i Prishtinës për vitin 2020
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin për vitin 2020.
Buxheti prej 91 milionë eurosh kaloi me 35 vota për, një abstenim dhe asnjë votë kundër. Këtë e bëri të ditur, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, i cili falënderoi këshilltarët për diskutimet konstruktive.
Ndërkohë, Ahmeti theksoi se prioritetet e buxhetit prej 91 milionë eurosh do të shpalosen javëve në vazhdim.
Postimi i plotë:
“Me 35 vota për, nje apstenim, dhe asnjë kundër kaloi buxheti i Prishtinës për vitin 2020. Falenderoj asambleistët për diskutime konstruktive. Prioritetet e buxhetit prej 91 milion eurosh do të shpalosen javëve në vijim”.
/Indeksonline/