Kosova do të zhvillojë ndeshje miqësore kundër Zvicrës
Kombëtarja e Kosovës është ftuar nga Zvicra në një gala mbrëmje të boksit, Federata e Boksit të Kosovës ka njoftuar se janë ftuar që më 5 tetor të boksojnë kundër kombëtares së Zvicrës.
“Në këtë mbrëmje pritet një organizim i mirë i nikoqirit dhe boks i mirë që do t’i kënaqë të pranishmit në palestër”, ka njoftuar zëdhënësi i FboxK-së, Latif Demolli.
Me ekipin e Kosovës do të udhëtojnë selektori Shefki Bogujevci me trajnerin Kreshnik Shala, dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli që do të ndajë drejtësinë.
Këto janë meçet e kësaj miqësoreje:
56kg.Tiago Pugno, SwissBoxing Team- Leutrim Rexhepi Team Kosova
60kg.Penna Angelo, SwissBoxing Team -Besfort Merlaku Team Kosova
64kg.Trif Horia,SwissBoxing Team-Shpetim Bajoku-Team Kosova
69kg………….SwissBoxing Team – Patriot Behrami Team Kosova
69kg.Varga Attila, SwissBoxing Team – Edonis Maliqi Team Kosova
75 kg.Korcan Capar,SwissBoxing Team -Besart Pireva Team Kosova
75kg.Angel Roque, SwissBoxing Team – Alban Beqiri Team Kosova
