75 Mall Live Search
19:00 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Plisat” tregojnë se a do ta përkrahin Prishtinën nga tribunat

Pasi ka pasur pakënaqësi për gjendjen në të cilën po kalon skuadra e Prishtinës, dhe disa raportimeve se ky grup tifozësh nuk do ta përkrahin Prishtinën nga tribunat pa u bërë ndryshime, “Plisat” kanë folur për IndeksOnline dhe e kanë sqaruar këtë çështje.

Kryesia e “Plisav” ka treguar se nuk do të ndalojnë së përkrahuri skuadrën e tyre.

“Prishtinën nuk e lojm për tre njerëz, Prishtina është e qytetarëve e jo e tre njerzëve” kanë thënë ata.

Mirëpo sipas tyre, ky grup tifozësh ka informata që kryesia e Prishtinës dhe FFK-ja më saktësisht një delegat i FFK-së kanë kërkuar që të ndalohen këtë tifozë për shkak të ofendimeve, sipas tyre nga Policia ju është thënë në ndeshjen kundër Gjilanit që nuk duhet të ofendojnë sepse përndryshe do të largohen nga tribunat, shkruan Indeksonline.

Kurse për ndeshjen e radhës që do ta luaj Prishtina kundër Vushtrrisë, “Plisat” treguan se e kanë bërë kërkesën për të marrë pjesë në këtë ndeshje, mirëpo pavarësisht premtimit të këtij klubi se do t’ju japin përgjigjje në lidhje me këtë kërkesë ata ende nuk kanë marrë përgjigje nga klubi i Vushtrrisë.

Ky grup tifozësh njihet si një nga grupet më të zjarrta të tifo grupeve kosovare./Indeksonline/.