Këto janë gjërat e ndaluara për tifozët në ndeshjen Gjilani-Drita
SC Gjilani njofton gjithë tifozët që nesër kanë planifikuar ta përcjellin nga afër ndeshjen e javës së 7-të kampionale ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, se do të kenë kontrolla në hyrjet e stadiumit.
Më poshtë i gjeni gjërat që janë të ndaluara të futen brenda hapsirave të stadiumit.
Në kontrollin e parë ndalohen:
shishet e qelqit pavarësisht madhësisë
shishet e plastikes pavarësisht madhësisë
pije alkoholike te maskuar apo substanca narkotike
ushqim
ombrellat (çadrat)
çantat e shpinës
armë zjarri dhe çfarëdo arme apo mjet i rrezikshëm.
Në kontrollin e dytë në hyrje të stadiumit ndalohen:
shishe të plastikes, kanaqe, shishe qelqi, bëhet kontrolli i tupanëve dhe flamujve.
Ndalohen armë, thika, boksa të hekurt, pankarta me mbishkrime ofenduese ose raciste dhe gjëra tjera që nuk janë të lejuara: shkrepëset, mjete piroteknike, parfume apo deodorant, gjëra tjera të ngurta.
Ndalohet ushqimi i të gjitha llojeve (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh), paketimet e patejdukshme si farat, çipsi, smoki, kikirik, lajthi, badem, çdo paketim që nuk duket në brendësi.