75 Mall Live Search
15:58 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Drenas, traktori çahet përgjysmë pas aksidentit me një veturë

Para pak minutash në fshatin Gllobar të Drenasit ka ndodhur një aksident, ku ishin të përfshirë një traktor dhe një makinë.

Si pasojë e përplasjes traktori i cili ka qenë edhe i ngarkuar me dru është ndarë në gjysmë, ndërkohë makina ka pësuar dëmtime materiale, ndërsa nuk dyshohet për të lënduar.

Menjëherë pas aksidentit, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes.