Ylli e nis me fitore sezonin e ri në Superligë
Ndeshja e dytë e javës së parë të Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Yllit dhe Feronikelit përfundoi me fitore të vendasve 103:90, në një ndeshje të bukur.
Pesë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore te Ylli: Samir Zekiqi 31 pikë e tetë kërcime, Valon Bunjaku 22 pikë, 11 asistime dhe shtatë kërcime, Anthony Adger 20 pikë, Egzon Kuqi 12 pikë dhe Altin Morina 10 pikë.
Te Feronikeli u dalluan Arti Hajdari me 29 pikë, Darius Huggins me 18 pikë dhe Brandon Sccot me 13 pikë./Indeksonline/