Intervistë me Husagic, cila është situata politike në Austri në prag të zgjedhjeve?
Salihu: Zotëri Husagic, ju jeni kordinator i integrimit në partinë social demokrate SPÖ në Austri dhe udhëheqni një pjesë të fushatës zgjedhore. Cila është situata aktuale politike në Austri?
Husagic: Situata politike është gjithmonë delikate para zgjedhjeve. Por ka shumë përjashtime dhe veçanërisht njerëz me prejardhje të huaj përballën me diskriminime për shkak të origjinësë ose fesë së tyre.
Intervistuesi: Në Austri ju jeni aktiv në SPÖ që nga viti 2010. Cilli ishte motivimi juaj për t’u angazhuar në politiken austriake?
Husagic: Përvoja ime në ish-Jugosllavi më ka ndikuar shumë dhe në të njëjtën kohë më ka inkurajuar që të merrem intensivisht me politikë. Në vitet 1990, unë personalisht përjetova se si stigmatizimi i grupeve të caktuara dhe thirrjet për urrejtje për arritjen e qëllimeve politike kanë çuar në konflikt. Për momentin jam duke perjetuar një “dejà- vu” në Austri. Prandaj është e rëndësishme për mua të jap një kontribut në mënyrë që historia të mos përsëritet edhe këtu ne Austri.
Intervistuesi: Pse Deja-Vu?
Husagiç: Në Austri, partitë e krahut të djathtë agjitojnë kundër njerëzve me prejardhje të huaj, veçanërisht kundër myslimanëve, gjë që gjithashtu është shumë për tu parë në fushatën zgjedhore.
Intervistuesi: Cilat tema janë të rëndësishme për partinë social demokrate, SPÖ?
Husagic: Ne jemi për një shoqëri kozmopolite ku urrejtja dhe përjashtimi nuk kanë vend. çdo ditë flas me migrantët që janë në disavantazh në Austri për shkak të origjinës së tyre ose fesë së tyre. Për ne njeri është i barabartë dhe solidariteti është shumë i rëndësishëm. SPÖ është e vetmja parti e cilla i mbështet interesat e njerëzve jo austriak.
Intervistuesi: Cilat tema janë veçanërisht të rëndësishme për ju?
Husagic: Unë mirrëm me tema të cillat kanë te bëj me drejtat e migrantëve. Dhe sektori i arsimit është shumë i rëndësishem. Çdo njeri duhet ta kenë drejten për shkollim, si dhe punësim. Nuk ështe e drejte dikush të diskriminohet ne bazë të origjinës ose emrin e tyre. Fatkeqësisht, ky është akoma një realitet.
Intervistuesi: Ju thatë disa muaj më parë se Kosova duhet të marrë liberalizimin e vizave.
Husagic: Ne jemi të gjithë evropianë dhe të gjithë duhen të jenë në gjendje të udhëtojnë brenda Evropës, poashtu edhe shqiptarët e Kosovës. Kam shumë miq që vijnë nga Kosova dhe e di që vuajnë në këto rrethana sepse nuk mund të vizitojnë familjen e tyre. Fatkeqësisht, partitë e tjera, FPÖ dhe ÖVP fatkeqësisht janë kundërshtuan liberalizimit.
Unë: Ditët e fundit, përsëri është diskutuar për ndarjen e Kosovës. Ish- Kancelari Sebatian Kurz ka komentuar këtë.
H: Si një social demokrat, nuk mund të pranoj që kufijtë tërhiqen nga linja etnike. Jam plotësisht i bindur që njerëzit mund të jetojnë së bashku, veçanërisht sepse ata kanë jetuar së bashku dhe paqësisht për shekuj në Ballkan.
I: Ju po kandidoni si deputet ne paralmentinë e Austrisë në vendin e 16-të në nivelin federal. Dhe ka shumë të ngjarë që ata të lëvizin në Parlament. Në Austri jetojnë shumë shqiptarë. A mendoni se ju do të merrni shumë vota nga komuniteti shqiptarë?
Husagic: Shpresoj që komuniteti shqiptarë e vlerson mbështetjen time për ta dhe unë do të vazhdoj t’i përfaqësoj ata. Do të dëshiroja t’u bëj thirrje të gjithëve që kanë drejtë vote për të votuar sepse është më e rëndësishme se kurrë të punojmë bashkë. Vetëm sëbashku mund të sjellim një ndryshim të madh në Austri!
Intervistën e realizoi: Diellza Salihu