75 Mall Live Search
22:00 / E Diele, 29 Shtator 2019 / indeksADMonline

Buffon ndjehet falenderues që nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve

Gianluigi Buffon e ka falënderuar jetën që nuk ja ka mundësuar fitimin e Ligës së Kampionëve sepse sipas tij kjo gjë e motivon atë që të vazhdojë të luaj.

“Për mua është një stimul i madh dhe duhet të falënderoj jetën që nuk më la ta fitoj Ligën e Kampionëve akoma, përndryshe do të pyesja veten pse ende luaj”, tha Buffon.

41 vjeçari theu rekordin e Paulo Maldinit dje duke bërë paraqitjen e tij të 903 në karrierë.

Po ashtu ka ende kohë për ta thyer rekordin e Peter Shilton që ka 1252 paraqitje gjatë karrierës së tij 31 vjeçare./Indeksonline/.