75 Mall Live Search
22:29 / E Diele, 29 Shtator 2019 / indeksADMonline

Arsenali i gatshëm ta paguaj Ozilin vetëm që të largohet

Arsenali është i gatshëm që ta largojë Mesut Ozilin në formë huazimi madje edhe ta paguajnë që ai të largohet nga klubi.

Gjermani 30 vjeçar po fiton 350,000 funte në javë te Arsenali edhe pse mezi po luan.

Klubi londinez po mendon ta shkarkojë atë në janar dhe po ashtu t’ja paguaj pagat ngjashëm siç e ka paguar Manchester United Sanchezin, shkruan The Sun transmeton Indeksonline.

Në këtë sezon Ozil ka luajtur vetëm një ndeshje ku luajti për 71 minuta kundër Watfordit.

Gjiganti turk Fenerbahce ishte interesuar për transferimin e futbollistit mirëpo nuk mundën për shkak që kërkesat e tij për pagë ishin të mëdha./Indeksonline/.