75 Mall Live Search
09:25 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Shqipëria, sërish dridhet nga një tërmet

Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar pas mesantës së mbrëmshme në Shqipëri.

IGJEUM-ja raporton se ka regjistruar një tërmet me magnitudë 2.7 ballë tëshkallës Rihter. Për fat goditja nuk ka qenë e fortë dhe nuk ka asnjë raportim për dëme.

Epiqendra, ndryshe nga së fundi që ka qenë intensivisht në Durrës dhe zonat përreth, këtë radhë është zhvendosur.

Sipas IGJEUM-së, tërmeti ka pasur epiqendër 19 kilometër në jugperëndim të Kukësit në një thellësi 26 kilometra.