Bllokojnë trotuaret në Prishtinë, në mesin e tyre edhe një veturë zyrtare
Të shpeshta janë rastet kur vozitësit ndalojnë veturat e tyre aty ku nuk lejohet.
Pikërisht njëjta gjë ndodhi edhe sot në Prishtinë, saktësisht në afërsi të ‘Xhamisë së Llapit’.

Por në mesin e shumë veturave të parkuara në trotuare e hapësira të destinuara për gjelbërim, ishte edhe një veturë zyrtare, transmeton Indeksonline.
Siç duket janë edhe vetë zyrtarët ata të cilët po shkelin ligjin, pa u ndëshkuar nga askush./Indeksonline/

