75 Mall Live Search
09:19 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

E moshuara fiton gjyqin, do të rrënohet kisha në oborrin e saj

Boshnjakja Fata Orloviw, 77 vjeçe, ka fituar gjyqin në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) për të shembur kishën që është ndërtuar në oborrin e shtëpisë së saj. Kisha ortodokse është ndërtuar nga serbët gjatë luftës së Bosnjë e Hercegovinë, në një kohë që Fata Orloviq dhe familjarët e saj ishin larguar nga banesa.

Pas kthimit në fshatin Konjeviqpolje në afërsi të Srebrenicës, familjarët panë se një kishë ishte ngritur pa leje në oborrin e tyre, duke nisur që prej asaj kohe betejën ligjore për largimin e saj.

Edhe pse Gjykata e Bosnjës vendosi për shembjen e kishës, Gjykata e Lartë e Republikës Serbe ndaloi vendimin dhe çështja përfundoi në GJEDNJ.

Tashmë GJEDNJ-ja ka vendosur se ndërtimi i kishës në 1998 ishte i paligjshëm dhe ka urdhëruar autoritetet që të sigurojnë heqjen e saj brenda tre muajve, si edhe të paguajnë dëmshpërblim prej 5.000 eurosh për Orloviqin dhe 2.000 euro për të afërmit e saj.