75 Mall Live Search
17:06 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kamberi i LDK-së e quan Vjosa Osmanin gardiane të kufijve, Bislimi i PDK-së thotë se ajo kërkon dashuri të pakushtëzume si bebe

Kandidatët për deputetë nga Komuna e Mitrovicës, sot kanë prezantuar prioritetet e tyre në emisionin Frontal.

Një përplasje e fortë ka qenë në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Derisa Safet Kamberi tha se me LDK-në nuk do të ketë shkëmbim të territoreve dhe se Vjosa Osmani do të jetë gardiani që do t’i ruajë kufijtë, në anën tjetër, Donjet Bislimi nga PDK tha se kandidatja e LDK-së për kryeministre, nuk mund të merr vendime pa i pyt edhe dhjetë të tjerë në parti.

“Vjosa Osmani s’do të jetë kurrë kryeministre, ajo asnjëherë sa ka qenë deputete në asnjë legjislaturë nuk ka fol për Mitrovicën. Ajo s’do të ketë kompetenca pa u konsultu me dhjetë persona në parti. Vendit i duhet një lider, jo një njeri që lyp dashuri të pakushtëzume si bebe, ashtu si Vjosa.

Sa i përket shkëmbimit të tërritoreve, PDK e vetjma që ka dal me dokument konkret për të gjitha temat aktuale, ka qenë decidivisht kundër, nuk preket territori, taksën e kemi vendos përderisa nuk i dëmton raportet me shba-në,

Veseli i vetmi që i ka ftu lidëret në një tryezë me dal me një qëndrim konkret, partitë e tjera nuk e kanë ba, PDK e vetmja parti që e ka inciu dhe e ka nënshkru paktin e korrupsionit

Vendit i duhet mendja, vendit i duhet edhe zemra. Veseli është një lider që me zemër merr vendime të mëdha për vend”, tha Bislimi, përcjellë Indeksonline.

Ai tutje shtoi se PDK e ka dëshmu në të gjitha digasteret dhe ministritë që ka udhëheq, ku ka pasur më shumë reforma dhe suksese. Ai përmendi barnat esenciale, investimet në QKUK e reformat në drejtësi.

“PDK duke e dëshmu vizionin në të tashmen, platformën më të mirëq në të ardhmen Kampion do të jetë PDK-ja”, tha ndër të tjera kandidati nga Mitrovica për deputet në listën e PDK-së./Indeksonline/