75 Mall Live Search
11:57 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

FFK-ja dënon Gjilanin dhe Dritën pas derbit

Derbi më i madh lokal në Kosovë, ai në mes të Dritës dhe Gjilanit nuk ka përfunduar pa incidente.

Intelektualët fituan me rezultat 0:1, mirëpo të dyja skuadrat janë dënuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Gjilani është dënuar me 1.500 euro për shkak të lëshimit në organizimin e ndeshjes dhe fyerje të tifozëve ndaj skuadrës kundërshtare.

Për fyerje dhe hedhje të gjësendeve në fushë është dënuar edhe Drita me 1.500 euro. /IndeksOnline/