75 Mall Live Search
12:29 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vëllai vret vëllanë dhe nipin për një gjel që ngacmonte pulat

Tronditëse është ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në Mat, ku humbën jetën 3 pjestarë të një familjeje.

Ama më tronditës është fakti se gjithçka e ka zanafillën nga konflikti i nëntë vjetetëve më parë për një gjel. Gjeli ishte i Kujtimit dhe ngamconte pulat e Saliut. Madje për këtë çështje ata kushin përfunduar edhe në gjykatë.

Ngjarja ndodhi në fshatin XibërHane të Klosit ku burime nga policia thanë se dy vëllezër pas një konflikti të çastit janë përplasur fizikisht e më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armës.

Sipas policisë fillimisht shtetasi Sali Dakuci ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë ndaj vëllait, Kujtim Dakuci dhe nipit të tij, Floget Dakuci.

Këtë të fundit e transportuan menjëherë me një automjet privat drejt spitalit të Burrelit, por mësohet se gjatë rrugës ka humbur jetën Kujtimi, ndërsa djali i tij ndërroi jetë në qendrën spitalore të Klosit ku ishte ndalur për të marrë ndihmën e parë.

Pas kësaj ngjarjeje, mësohet se autori Sali Dakuci vëlla me Kujtimin ka qëlluar veten në banesë.

Mësohet se Saliu ishte djali i madh i familjes, 52 vjeç, ndërsa Kujtimi 51 vjeç.