75 Mall Live Search
12:26 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

Zidane lëshon ultimatum për Eden Hazardin

Trajneri i Real Madridit duket se është i nervozuar po aq sa tifozët e skuadrës me Eden Hazardin.

Kjo pasi që futbollisti nuk është duke e treguar veten me skuadrën e Real Madridit. Po ashtu Hazardi u pa si një ndër faktorët kryesorë për lojën e dobët të Realit kundër Atletico Madridit.

E për këtë arsyje trajneri francez duket se i ka kërkuar Hazardit të rikthehej në palestër dhe në formën e tij ose do ta gjejë veten në listën e lojtarëve që do të transferohen në verën e ardhshme.

Hazardi ka ende një rrugë të gjatë përpara për t’i përmbushur pritjet e skuadrës dhe po ashtu të tifozëve./Indeksonline/.