Këto ekipe të mëdha, në garë për Harry Kanen
Raportet treguan dje se sulmuesi i Tottenham Hotspurit, Harry Kane, po shqyrtonte mundësinë e dorëzimit të një kërkese transferimi, pasi ai në dukje e ka tejkaluar klubin dhe do të dëshironte të kalonte në një sfidë tjetër. Spursë kanë ngecur disi vitet e fundit, me një mungesë investimesh duke çuar në një rënie të performancës dhe kjo ka të ngjarë një faktor vendimtar në largimin e mundshëm të Kanet.
Ndër palët e interesuara, sipas gazetës britanike “The Times”, është edhe Juventusi. Bianconerët janë në kërkim të një opsioni më afatgjatë për sulmin, pasi Cristiano Ronaldo dhe Gonzalo Higuain janë që të dytë, duke hyrë në muzgun e karrierave të tyre dhe përfundimisht, do të zëvendësohen. Përveç kësaj, Mario Mangjukiq, duket se po largohet nga klubi në janar.
Sidoqoftë, Juventusi do të përballet me shumë konkurrencë për Kanen. Raportohet se, Chelsea, Real Madridi dhe Manchester Unitedi janë të vendosur të nënshkruajnë me sulmuesin anglez dhe, për këtë arsye, bardhezinjtë do të duhej të paguanin shuma të majme nëse e duan anglezin në radhët e tyre./Indeksonline/