75 Mall Live Search
13:13 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rashica në radarin e ekipit të madh evropian

Milot Rashica u rikthye pas lëndimit me supergol për 8 minuta ndaj Borusisë së Dortmundit javën e kaluar.

Këtë formë të lartë, Rashica e kishte gjatë tërë këtij viti si me Werder Bremenin, ashtu edhe me përfaqësuesen e Kosovës.

E falë këtyre performancave, vushtrriasi ka fituar vëmendjen edhe të ekipeve të tjera, transmeton Indeksonline.

Ekipi tjetër gjerman, Borussia Dortmundi ka shprehur interesim për shërbimet e Rashicës, raportojnë mediat gjermane.

Werder Bremeni i ka ofruar një kontratë të re, por ka qenë menaxheri i lojtarit, Altin Lala, që ka thënë se nuk po ngutën për kontratën e re, pasi Miloti dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.

Kjo gjë ka nënkuptuar se Rashica dëshiron largimin nga Bremeni për një skuadër më të madhe në Gjermani ose jashtë saj./Indeksonline/