Barcelona nuk ka hekur dorë nga Neymari, e dëshiron në skuadër
Kohët e fundit Neymari u pranua përsëri nga skuadra e PSG pasi që nuk arriti të transferohet te Barcelona.
Mirëpo sipas disa raportimeve Barça prap është e gatshme që t’i rikthehet përpjekjeve të tyre për ta rikthyer brazilianin në skuadër, transmeton Indeksonline.
Po ashtu edhe Neymar dëshiron të kthehet mirëpo Barcelona nuk do të ketë mundësi ta grumbullojë shumën e duhur kështu që për këtë transferim mund të bëhet pjesë edhe ndonjë lojtar tjetër i Barcelonës, për të arritur një shkëmbin të mundshëm.
Raportimet e fundit kanë treguar se klubi katalunas është duke e menduar si opsion për këtë transferim Antoine Griezmannin.
Mirëpo kjo gjë vihet në dyshim për arsyjen se Barcelona e ka transferuar futbollistin në këtë verë për 120 milionë euro./Indeksonline/.