75 Mall Live Search
17:31 / E Shtunë, 05 Tetor 2019 / indeksADMonline

Hoffenheim “hesht” Bajernin, e mposht midis “Allianz Arenas”

Hoffenheim ka arritur fitore të madhe në udhëtim duke e mposhtur Bayern Munichun 1:2.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në atë të dytën u shënuan plot tre, shkruan Indeksonline.

Fillimisht Adamyan, realizoi për epërsinë e parë të mysafirëve në minutën e 54-të.

Në të 73-tën, Robert Lewandowski barazoi shifrat, por vetëm për 6 minuta, ku Adamyan shënoi përsëri për t’ia siguruar tri pikë të arta Hoffenheimit.

Kjo ishte edhe humbja e parë e bavarezëve këtë sezon. Përkundër disfatës, Bajerni ende e mban pozitën e parë në tabelë me 14 pikë aq sa ka edhe Leipzigu i cili dështoi të përfitonte nga humbja e Bajernit duke arritur vetëm barazim 1:1 ndaj Leverkusenit./Indeksonline/