75 Mall Live Search
23:38 / E Shtunë, 05 Tetor 2019 / indeksADMonline

Portieri i Partizanit hidhet nga kati i 6 pas ndeshjes me Teutën? Reagon klubi…

Policia e Tiranës nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se një person rreth 24-vjeç dyshohet të jetë vetë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit.

Më pas u zbulua se bëhej fjalë për Aldo Teqja, portieri i dytë i Partizanit dhe incidenti ka ndodhur pak pas përfundimit të ndeshjes kundër Teutës.

Klubi nuk ka dhënë detaje nëse ishte veprim i qëllimshëm apo aksidental.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”.  A. T. është dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Klubi njofton se pjesëtari i ekipit Aldo Teqja ka pësuar një aksident menjëherë pas përfundimit të takimit Partizani – Teuta.

“Aktualisht portieri Teqja gjendet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë nën mbikëqyrjen e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Mjekët e spitalit janë duke monitoruar gjendjen e Lojtarit. Prezent në ambientet jashtë spitalit janë shokët e skuadrës, stafi dhe drejtues të Klubit”, thuhet në njoftimin e klubit të futbollit Partizani nga Tirana./Indeksonline/