Serbia e fiton “betejën” me FFK-në, Trepça – Crvena Zvezda do të zhvillohet në Mitrovicë
Muajin e kaluar Federata e Futbollit të Kosovës, morri sygjerim nga FIFA që të tërheqte thirrjet në organet shtetërore, që të mos lejojnë ekipet serbe të luajnë në territorin e Kosovës.
Krejt këtë debat e ngjalli ndeshja e Kupës së Serbisë Trepça – Crvena Zvezda, e cila ishte planifikuar të luhej në Zveçan muajin e kaluar.
Por zhvillimi i kësaj ndeshje u shty për arsye logjistike, shkruan Indeksonline.
Megjithatë, klubi i Crvena Zvezdës tashmë ka konfirmuar se ndeshja do të zhvillohet në Mitrovicë, të mërkurën nga ora 14:00.
“Dëshira jonë ishte që ndeshja të luhej në Mitrovicë dhe ne jemi jashtëzakonisht të lumtur që u përmbush. Shkojmë në Kosovë dhe Metohi pothuajse çdo vit dhe e dimë se sa e rëndësishme është për njerëzit tanë, sa i presin sukseset tona sportive dhe sa presin me padurim ardhjen tonë në këtë ndeshje. Presim një stadium të plotë, lojë të mirë nga të dy ekipet dhe sjellje korrekte, si në fushë ashtu edhe në tribuna. Dua të falënderoj FIFA-në dhe UEFA-në për përkrahjen dhe shpresoj që gjithçka do të shkojë në frymën e sportit dhe të lojës së ndershme”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Crvena Zvezdës, Zvezdan Terziq.
/Indeksonline/