75 Mall Live Search
18:31 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Legjenda e Barcelonës do të largohet nga Camp Nou

Vicktor Valdes dhe Barcelona kanë vendosur t’i ndajnë rrugët.

Kjo pasi që klubi raportohet se është i vendosur ta shkarkojë atë nga roli i trajnerit të të rinjëve.

Vendimi vjen pasi ish portieri i Barçës kishte pasur një grindje me Patrick Kluivert, drejtorin e klubit.

Po ashtu edhe disa nga ankesat e klubit ishin se ai nuk po arrinte rezultate të mira me klubin pasi edhe pësoi humbje 3-0 kundër Interit.

Vlades gjithashtu u ankua, që skuadra e tij nuk ka pasur aq shumë qasje në stadiumin e ri Johan Cruyff përveç lojërave të Champions League./Indeksonline/.