Albin Kurti nuk do të jetë kryetar i Lëvizjes Vetëvendosjes kur të bëhet kryeministër
Subjekti politik në krye me kryetarin, Albin Kurti arritën të fitonin zgjedhjet e jashtëzakonshem të 6 tetorit.
Edhe pse ende ka vota për të numëruar, por sipas gjitha gjasave, Kurti do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve, shkruan Indeksonline.
Kur të arrijë të bëhet kryeministër i Kosovës, Kurti nuk do të mund të jetë më kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo pasi kështu e sheh statuti i kësaj partie. Në bazë të nenit 73.3 të statutit, nëse kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje zgjidhet kryeministër do të duhet të jap dorëheqje nga pozicioni i kryetarit të Lëvizjes.
Pozicionin e tij pas dorëheqjes e merr nënkryetari i parë, Besnik Bislimi. /Indeksonline/

