Refuzon Kosovën – ftohet nga Gjermania
Mërgim Berisha e ka refuzuar edhe zyrtarisht Kombëtaren e Kosovës.
Federata e Futbollit e Kosovës kishte tentuar që ta bindte sulmuesin shqiptar që të kalonte te “Dardanët”.
21-vjeçari e ka pranuar edhe zyrtarisht ftesën e Gjermanisë U-21 për dy ndeshjet e këtij muaji ndaj Spanjës dhe Bosnjë e Hercegovinës.
Por, Berisha ka ende kohë që të ndryshojë mendje dhe të mos luajë në skuadrën e parë të Gjermanisë, në mënyrë që t’i lejohet kalimi te Kosova.
Aktualisht sulmuesi shqiptar luan te Rheindorf Altachu, derisa është në huazim nga Red Bulli i Salzburguut të Austrisë.