Fergusoni e quan Wengerin “Legjendë absolute”
Sir Alex Fergusoni e ka cilësuar trajnerin Arsene Wengër si “Legjendë absolute”, në një natë speciale që ishte dedikuar për të nderuar francezin.
Të hënën mbrëma, Wengeri mori titullin “Legjendë e futbollit”.
Gjatë periudhës që Wengeri udhëhoqi Arsenalin në Angli, raportet midis tij dhe Fergusonit ishin korrekte, por jo rrallë të nxehta.
Për 22 vjet sa e udhëhoqi Arsenalin, francezi fitoi 3 tituj të Premier Ligës, 7 kupa FA dhe 7 Superkupa.
/Indeksonline/