Këngëtarja shqiptare zbulon eksperiencën e ‘çuditshme’ gjatë një takimi romantik
Në një postim në llogarinë e saj në Instagram këngëtarja shqiptare, Ilira ka kujtuar një takim romantik që nuk ishte ndër më të bukurit e jetës së saj.
Ajo kujton se si në një takim romantik, ky djali që nuk e dimë se kush është i kishte kërkuar asaj të bënte disa foto pa grim, dhe kjo gjë e kishe acaruar këngëtaren jashtë mase.
“Isha në një darkë me një djalë i cili më kërkoi të heq grimin për ta bërë një foto me të, ishte hera e parë që kisha dëshirë të jem mashkull për ta goditur atë”, ka shkruar Ilira.

Ilira nuk e ka të vështirë të flasë mendjen e saj, kur para disa ditë me një postim publik kishte kritikuar Eurovisionin dhe kishte kërkuar nga ndjekësit e saj që të mos ta bezdisnin duke i kërkuar asaj të jetë përfaqësuese në këtë spektakël, që në mënyrë indirekte e quan si ‘spektakël pa vlera’.
“Do të preferoja suksesin që vjen ngadalë ose të mos isha fare e famshme, sesa të kem të bëjë me spektakle pa cilësi! Muzika ime është kualitative dhe Eurovisioni ishte interesant kur isha 10 vjec, tani nuk ka një artist që është kredibil dhe i suksesshëm ndërkombtarisht e të ketë dalë nga ai spektakël. Ju lutem mjaft më bezdisët! A e pyetët Bebe Rexhën apo Beyonce-n për të njëjën gjë kur nuk ishin fort të njohura?!”.
