09:54 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pushohet nga puna pasi urinoi në çajnik në zyrë!

Në shumicën e vendeve të punës ka shumë gjëra që ndodhin gjatë orarit të punës.

Shkëmbimi karrigeve, tavolinave, vjedhja e vakteve të ushqimit në frigorifer e të tjera.

Por një nënpunës civil, në Australi, ka kryer një veprim kaq të urryer sa i bën shkeljet  e sipërcekura të duken si aktivitete për krijimin e ekipit.

Ai humbi punën pasi urinoi në çajnik, transmeton Indeksonline.

Por kjo nuk ishte e tëra, pasi pjesëtarët e tjerë të stafit u shqetësuan kur në të njëjtin vend ku urinoi kishte edhe gjak.

Sistemit administrativ iu desh një vit hetime për të ardhur në përfundim të vendimit. Ai urinoi në mars të vitit 2019, e vendimi u mor në korrik të 2019-s./Indeksonline/