75 Mall Live Search
09:54 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

Tragjike në Han të Elezit: Aksidentohet një grua, vdes foshnja që ishte në veturë

Një rast tragjik ka ndodhur dje në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit.

Shtetasja e Shqipërisë derisa ishte duke ngarë veturën e saj, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Raportohet se në veturë bashkë me të ishte edhe një foshnje.

Nga lëndimet e marra, shtetasja e Shqipërisë ka arritur të mbijetojë, mirëpo jo edhe foshnja.

Me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar për autopsi./IndeksOnline/