Një personi i vidhet portofoli në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Një person i dyshuar për vjedhjen e një portofoli me para të gatshme në vlerë prej 250 euro, është arresutar me datë 10 tetor 2019, nga Policia e Kosovës.
Personi dyshohet se e ka vjedhur portofolin në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë si dhe me urdhërin e prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjellë Indeksonline.
“VJEDHJE Sheshi ‘Zahir Pajaziti’, Prishtinë 10.10.2019 – 20:20. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti ka vjedhur portofolin me para të gatshme 250 euro. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruan në raportin 20 orësh të Policisë./Indeksonline/