75 Mall Live Search
19:24 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

Plas sherri, dy yjet e Kosovës mosmarrëveshje në stërvitje

Kosova i është kthyer stërvitjeve pas ndeshjes së mbrëmshme që e zhvilluan ndaj Gjibraltarit, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Malin e Zi.

Megjithatë stërvitja e sotme ka pasur një moment aspak të mirë. Dy yjet e Kosovës, Benjamin Kololli dhe Edon Zhegrova kanë pasur një mosmarrëveshje ndërmjet veti çka u desh të ndërhyjnë edhe shokët e skuadrës në mesë për të mos eskaluar situata, shkruan Zëri.info.

Ka qenë më pas trajneri Muharrem Sahiti që i ka qetësuar dy lojtarët për të vazhduar më pas puna normalisht, derisa nuk ka pasur nevojë të ndërhyjë fare trajneri Bernard Challandes.