75 Mall Live Search
09:01 / E Shtunë, 12 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gazetari ‘hero’, nuk e la të vetme përfaqësuesen e Kosovës!

Përfaqësuesja e Republikës së Kosovës në futboll ka zhvilluar dje stërvitjen para ndeshjes së rëndësishme me Malin e Zi, që zhvillohet të hënën në stadium “Fadil Vokrri” në Prishtinë.  

Pas stërvitjes, si zakonisht ndonjëri prej futbollistëve flet në konferencë për media, shkruan Indeksonline

Mirëpo, kësaj radhe salla e konferencës ishte boshe. Aty i pranishëm ishte vetëm një gazetar sportiv.

Bëhet fjalë për Arlind Sadikun, i cili i vetëm qëndroi në konferencën e yjeve kosovarë.

“Valoni edhe Florenti dolën ne konference te hapur per media pas stervitjes. Ne fakt ishte interviste me ta sepse nuk pati asnje gazetar tjetër ne salle”, ka thënë Sadiku. /Indeksonline/

Image may contain: 2 people, including Arlind Sadiku, people smiling, beard and outdoor