75 Mall Live Search
18:07 / E Shtunë, 12 Tetor 2019 / indeksADMonline

Operacioni “Auto-Tregu”, Policia arreston disa persona që u shmangën pagesës doganore për vetura

Foto Ilustrim

Policia e Kosovës në zonën e Pejës me njësite policore të Stacionit policor Pejë, së bashku më Njësinë për Reagim të Shpejtë, si dhe tri njësi antikontraband – të Doganave të Kosovës, kanë ndërmarr një operacion kontrolli të koordinuar mirë bazuar në planin operativ të koduar ’Auto tregu’ në tregun e automjeteve në fshatin Raushiq të komunës së Pejës.

    Gjatë kontrollimit të automjeteve në auto-treg kanë arrit që në mesin e shumë automjeteve të identifikojnë 22 (njëzetedy) automjete dhe 1(një) kamion, pronarët e të cilave ju kishin shmangur tarifave të detyrueshme doganore.

     Të gjitha automjetet e lartë cekura me përcjellje policore janë dërguar në terminalin doganor Pejë dhe ndaj vozitësve të tyre janë iniciuar procedurat e parapara sipas ligjit.