Vaksina kundër kancerit të gjirit në dispozicion brenda tetë viteve
Një vaksinë që ndalon përsëritjen e kancerit të gjirit dhe vezoreve mund të jetë e disponueshme brenda tetë viteve të ardhshme, sipas studiuesve, shkruan Indeksonline.
Shkencëtarët në Klinikën Mayo në Jacksonville, Florida, thonë se vaksina jo vetëm që mund të ndalojë përsëritjen e kancerit, por mund të parandalojë që ajo të zhvillohet.
Vaksina, e cila aktualisht është në testime, raportohet se tashmë ka ndihmuar për të hequr qelizat kancerogjene në një pacient që ka kancerin e gjirit.
Sipas hetuesve, terapia mund të kushtojë rreth 12 deri në 20 milion dollarë./Indeksonline/