Vdes 60-vjeçari në Tiranë, hidhet nga kati i tetë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë.
Një shtetas rreth moshës 60-vjecare është hedhur nga kati i tetë i pallatit ku jetonte duke ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në “Fushë Mëzez”/ Kashar.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 16:00 në Fushë MëzezKashar, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 8-të i banesës një shtetas ende i paidentifikuar rreth 60 vjeç,i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë.