Më shumë se 4 vite që kur ujërat e zeza kanë shpërthyer në një rrugë në kryeqytet
Dalja e ujërave të zeza në sipërfaqe është një pamje e shpeshtë në rrugët tona.
Nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit vazhdon të jetë me vite kjo problematikë.
Në rrugën “ Fehmi Agani” në Lagjen Qafa në Prishtinë, ka më shumë se 4 vite që qytetarët po përballen me ujërat e zeza, derisa sipas tyre organet kompetente nuk i janë përgjigjur asnjëherë kërkesës së tyre për të rregulluar gjendjen, shkruan Indeksonline.
Indeksonline ju sjell një video, ku mund të shihni se në qfarë gjendje është ajo rrugë nga ujërat e zeza./Indeksonline/