22:41 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gjermania me 10 lojtar mposht lehtësisht Estoninë

Gjermania ka fituar si mysafir i Estonisë me rezultat 0-3 në ndeshjen për kualifikimet e Euro 2020.

Pancerat shumicën e lojës e zhvilluan me një lojtar më pak pasi me të kuq u ndëshkua Emre Can që në minutën e 14-të.

Golat Gjermania i shënoi vetëm në pjesën e dytë, shkruan Indeksonline.

Ikay Gundogan realizoi dy golat e parë në minutën e 52-të dhe 58-të.

Gundogan asistoi edhe te goli i tretë të cilën e realizoi Werner në minutën e 71-të.

Me këtë fitore, Gjermania është në vendin e dytë me 15 pikë aq sa ka Holanda në vendin e parë. /IndeksOnline/