75 Mall Live Search
10:03 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Juventusi pas Eriksenit, e do që në janar

Christian Eriksen është e sigurt se do të largohet nga Tottenhami pasi i përfundon kontrata në fund të sezonit.

Ai mund të largohet në qershor me parametra zero, por ka tentativa që të blihet që në janar.

Juventusi është futur në garë për të nënshkruar me danezin, çmimi i të cilit është 30 milionë euro.

Zonja e Vjetër dëshiron të shmangë konkurrencën e Realit dhe Bayernit dhe ta sigurojë 27- vjeçarin në afatin kalimtar të dimrit.

Erikseni ka qenë me Spurset që nga viti 2013 kur u bashkua nga Ajaxi për vetëm vetëm 12.45 milionë euro. /IndeksOnline/