Kjo është befasia që e kanë përgaditur “Dardanët” në ndeshjen e sotme
“Dardanët” shumë shpesh e kanë dëshmuar se janë mjaftë kreativ në ndeshjet e Kosovës.
Edhe kësaj radhe tifozët janë përgaditur që të kenë një befasi për të gjithë, e kjo befasi do të ndodh në minutën e 9-të kur “Dardanët” do ta ngritin një baner në të cilin është shkruar strofa “Besa besë besën ta kam dhanë…” dhe do të këndohet nga të gjithë tifozët e po ashtu edhe do të ndizen dritat e telefonave.
Pritet që kjo pamje të jetë madhështore dhe mjaftë e rrallë, gjë të cilën vetëm tifozët tonë mund ta bëjnë./Indeksonline/.