75 Mall Live Search
10:28 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

15 vite që nga debutimi i Messit

Një ditë e tillë si sot, më 16 tetor, por në vitin 2004 , Leo Messi zyrtarisht debutoi me fanellën e Barçës. Ishte minuta e 84-të e lojës kur Leo u inkuadrua me numrin 30 pas shpinës në fushën e Stadiumit Olimpik të Lluís Companys duke zëvendësuar Decon. Ai ishte 17 vjet e 22 ditë dhe më pas u bë lojtari më i ri që debutoi në historinë e Barcelonës, tani i tejkaluar nga Ansu Fati , xhevahiri i ri i katalunasve.

Që nga ajo ditë, dhe deri më tani, Leo Messi ka pësuar një evolucion të vazhdueshëm, si lojtar ashtu edhe si person. Profesionalisht, Leo ka fituar gjithsej 34 tituj me Barçan, përveç pesë Topave të Artë , gjashtë këpuca të arta dhe titulli i fundit i Uefa lojtarit më të mirë, midis shumë titujve të tjerë individualë. Sa i përket jetës private, Messi u martua në verën 2017 me të dashurën e tij, Antonela , me të cilën ka tre fëmijë: Thiago, Mateo dhe Ciro, shkruan Indeksonline.

Pavarësisht se ka fituar absolutisht gjithçka, dhe me moshën 32 vjeç, Messi e mban të paprekur ambicien e tij për të vazhduar të pushtojë titujt. Për të përkujtuar këtë përvjetor të 15 viteve të debutimin e tij me klubin , Adidas , markë që sponsorizuar atë, ka dizajnuar një palë këpucë të veçanta me të cilat Leo do të luajë këtë të shtunën kundër Eibar në Ipurúa dhe kundër Slavia e Praga në Champions League javën tjetër.

“Kjo nuk ka mbaruar akoma,” paralajmëron Leo Messi përpara se të lëshonte ‘MEMEI 15 VJET’ NEMEZIZ, të cilën firma gjermane e ka krijuar për të përkujtuar 15 vitet e karrierës së tij si një profesionist./Indeksonline/