75 Mall Live Search
15:28 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dani Alves: Vizitojeni Parisin për një javë, por mos qëndroni më gjatë atje!

Daniel Alvesi ka folur me tone kritike për qytetin ku kaloi një pjesë të karrierës, Parisin. Mbrojtësi brazilian e ka vlerësuar kryeqytetin e Francës si qytet të keq për të jetuar.

Madje, ai ka bërë thirrje që Parisi të vizitohet për një javë, por jo më shumë.

“Parisi është qytet stresues, me racistë të dehur. Nëse ju shkoni atje për një javë, do të jetë rrugëtimi i jetës suaj, por nëse qëndroni më gjatë, do të lodheni atje” ka thënë Alvesi./Indeksonline/