17:14 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja shqiptare pranë veturës me targa të Beogradit, nxit reagimin e fansave

Këngëtarja shqiptare Orinda Huta njihet për publikun si këngëtare që ka sjellë shumë këngë të bukura, shkruan Indeksonline.

Madje ajo ka një karrierë të gjatë në muzikë që përfshijnë 2 dekada.

Në Nëntorë të vitit 1999 ajo merrte pjesë për herë të parë në Kënga Magjike me këngën “Orët E Jetës”.

Duke vazhduar të sjellë vazhdimisht këngë për publikun.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi ku shihet duke pozuar pranë një veture luksoze, por ajo që bie në sy është se vetura kishte targa “BG” të kryeqytetit serb.

Kjo ka nxitur reagime nga fansat të cilët kishin bërë komente të tipit : “Të paktën t’i mbuloje targat”.  /Indeksonline/