75 Mall Live Search
14:02 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Thaçi dekoroi komandantin e karabinierëve italianë, në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot komandantin e Njësisë së Specializuar Multinacionale të KFOR-it, kolonelin Ruggiero Capodivento nga Italia, për rolin e tij në forcimin e sigurisë dhe të rendit e ligjit, në Kosovë.

Thaçi ka falënderuar komandantin e Njësisë së Karabinierëve italianë për punën e shkëlqyer në Kosovë dhe për bashkëpunimin e mirë me institucionet e Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Kontributi juaj për sigurinë, rendin dhe qetësinë në Kosovë është i pazëvendësueshëm”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi: “Do të jemi përherë mirënjohës për këtë!”.

Komandanti Capodivento u shpreh se Njësia e Specializuar Multinacionale është e përkushtuar për paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e Kosovës./Indeksonline/