Ibrahimoviç i premtoi Lukakut 60 euro për çdo prekje të mirë të topit
Zlatan Ibrahimoviç e ka paralajmëruar Interin që të mos pres teknikë të mirë nga Romelu Lukaku.
Lukaku shpesh është tallur për mungesën e taktikës mirëpo kësaj radhe kjo tallje ka ardhur nga Ibrahimoviç, i cili ka treguar se ai i kishte ofruar një bast Lukakut.
“Do t’ju jap 60 euro për çdo prekje të mirë që e bëni” këto ishin fjalët që Zlatan ja kishte thënë bashklojtarit të tij te United.
“Ai nuk e pranoi kurr bastin. Ndoshta kishte frikë të humbiste” tha futbollisti në formë shakaje, i cili po ashtu tha se Lukaku gjithmonë ka dashur ta tregojë veten andaj ai do të kalojë mirë edhe te Interi./Indeksonline/.