75 Mall Live Search
09:26 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kampioni kundër fituesit të Superkupës

Java e dytë e Superligës së femrave do të sjellë super derbin ndërmjet Mabetex Prishtinës dhe Bashkimit. Prishtinaset edicionin e kaluar fituan titullin e kampionit dhe Kupën, derisa prizrenaset triumfuan në Superkupë.

Vashat kryeqyetase po garojnë edhe në FIBA Euro Cup Women dhe pritet që të jetë një ndeshje shumë e bukur në basketbollin femëror.

Të dy skuadrat kanë bërë shumë përforcime për këtë edicion dhe synojnë titullin e kampionit, andaj do të jetë një sfidë shumë interesante të dielën nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë./Indeksonline/