75 Mall Live Search
10:24 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ankohet Bologna: Gjyqtari ndihmoi Juventusin

Ndihmës trajneri i Bolonjës, Emilio De Leo, ka thënë se do të kishte qenë mirë nëse gjyqtari do të shikonte ‘incidentin’ e Matthijs de Ligt në VAR.

De Ligt goditi topin me krahun e tij dhe zyrtarët në kabinën e VAR-it e njoftuan gjyqtarin pas një kontrolli të heshtur.

Ndërsa gjyqtari nuk shkoi fare për ta rishikuar rastin.

Juventus fitoi ndeshjen 2-1 në Torino me golat nga Cristiano Ronaldo dhe Miralem Pjanic./Indeksonline/