75 Mall Live Search
14:09 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

LIVE: Drita – Ballkani, Ferizaj – Prishtina

Superliga e Kosovës në futboll sjell sot dy superndeshje në program.

Përballja ndërmjet Dritës dhe Ballkanit në Gjilan është ndeshje derbi e kësaj xhiroje, megjithatë edhe ndeshja ndërmjet Ferizajit dhe Prishtinës është premtuese për një spektakël.

Indeksonline do t’iu mbaj të informuar rreth çdo ndryshimi të rezultatit.

Drita 2:0 Ballkani

90‘ Përfundon ndeshja. Drita mposht Ballkanin dhe rrëmben kreun e tabelës.

45‘ Mbyllet pjesa e parë. Drita në epërsi prej dy golave ndaj Ballkanit

23‘ Drita dyfishon epërsinë ndaj Ballkanit përmes Gilberto Fortunatos

5‘ Drita shënon gol, kalon në epërsi 1:0. Golashënues është Izair Emini

Formacionet zyrtare:

Drita: Tofiloski, Gërbeshi, Cuculi, Limani, Leci, Bujar Shabani, Vucaj, Emini, Xh. Shabani, Bunjamin Shabani, Fortunato.  Kryetrajner: Ardian Nuhiu

Ballkani: Ruxhi, Krasniqi, Potoku, Berisha, Sinani, Kuç, Turku, Gashi, Baftiu, Topalli, Hoxha. Kryetrajner: Ismet Munishi  

Ferizaj 0:2 Prishtina

90‘ Mbyllet ndeshja. Prishtina mposht pastër Ferizajn në udhëtim

86‘ Prishtina vulos fitoren. Ahmed Januzi realizon golin e sigurisë për Prishtinën.

45‘ Prishtina shkon në pushim me epërsi minimale ndaj Ferizajt.

22‘ Prishtina kalon në epërsi. Shënon Meriton Korenica për 0:1.

 Formacionet zyrtare:

 Ferizaj: Kaçiu, Bardhi, Kuka, Shaljani, Qerkini, Asani, Mustafa, Shaqiri, Orana, Livoreka, Shala.  Kryetrajner: Bekim Isufi

 Prishtina: Bekaj, Thaqi, Ibrahimi, Bekteshi, Bardhoku, Krasniqi, Boshnjaku, Abazi, Uka, Korenica, Januzi.  Kryetrajner: Armend Dallku